Legjenda operohet në zemër: Periudha më e vështirë

Futboll

Legjenda operohet në zemër: Periudha më e vështirë

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 19:40
Jupp Heynckes

Legjenda e futbollit gjerman dhe atij botëror, Jupp Heynckes, ka kaluar në këto javë një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij. Ai është diagnostikuar me një problem të rëndë në zemër në gjysmën e nëntorit dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Ish-futbollisti e trajneri gjerman, fitues me Bajern Mynih edhe “triplete” në vitin 2013, ka qenë prej disa ditsh në terapi intensive dhe vetëm së fundmi u lejua të kthehej në shtëpi. “Kjo ishte periudha më e vështirë e jetës time. Nuk mund të flija gjumë, koha nuk kalonte kurrë. Ishte një masakër”, shpjegoi ai për “Kicker”.

Ndërhyrja raportohet se ka qenë shumë e vështirë dhe kjo ishte arsyeja pse Hejnkes ishte zhdukur në nga skena në periudhën gjatë Botërorit, kur ai ftohej shesh si opinionist meqë ka fituar Kupën e Botës në vitin 1984. Në fakt, legjenda gjermane kishte ndjekur Botërorin dhe siç shpjegoi bashkëshortja e tij, Iris, “pas fitores 2-1 të Argjentinës ndaj Australisë, ai parashikoi se amerikano-jugorët do të fitonin Botërorin”.

“Jam i lumtur për Mesin”, theksoi ai. “Mendoj se e përcepton dashurinë dhe admirimin e shokëve më të rinj të skuadrës. Ai e ka shpaguar ekipin me paraqitje shumë të mira. Më jepte përshtypjen se ishte një baba që po merrej me të bijtë”, tregoi Hejnkes si e kishte parë triumfin e Argjentinës në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat