Felix mund të huazohet në Ligën Premier në janar

Futboll

Felix mund të huazohet në Ligën Premier në janar

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 09:15
Joao Felix

Karriera e Joao Felix në Atletico Madrid duket se është në fund, ai dëshiron të largohet nga kryeqyteti spanjoll. Adresa e tij e re për të vazhduar karrierën duket të jetë në Liga Premier.

Arsyet kryesore të largimit të Felix nga Atletico Madrid thuhet se janë prishjet e marrëdhënieve të tij me trajnerin Diego, gjersa klubet elitare evropiane thuhet se janë të interesuara për shërbimet e tij.

Klubi i ri ku ai do të merr pjesë pritet të jetë Liga Premier, me klube si Arsenal, Manchester United dhe Liverpool. Mes tjerash thuhet se të gjitha këto ekipe duan të nënshkruajnë një marrëveshje me sulmuesin 23-vjeçar.

Megjithatë, me Atletico që dëshiron të rikuperojë sa më shumë nga 126 milionë euro që i pagoi Benficas për Felix në 2019, një transferim muajin e ardhshëm mund të jetë i vështirë. Atletico e kupton këtë dhe thuhet se po tenton t’i rregulloj raportet me lojtarin.

Sipas The Daily Record në Skoci, Los Rojiblancos janë të gatshëm të lejojnë Felix të largohet si huazim në janar, me kusht që klubet t’i paguajnë pagën e tij të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat