Koliçi zbulon nëse ka arritur marrëveshje me Ferizajn

Futboll

Koliçi zbulon nëse ka arritur marrëveshje me Ferizajn

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 17:44
Koliçi

Pas një fotografie të publikuar mbrëmë nga kryetari i klubit të Ferizajit u shtuan zërat se Enea Koliçi do të jetë përfocimi i radhës i Ferizajit.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar vet gardiani nga Shqipëria, në një deklaratë ekskluzive për Kanal10.

“Jo nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë ekip. Jam ende në kontratë me Gjilanin dhe deri në momemtin që do të shkëpus kontratën nuk do të ketë asnjë marrëveshje”, tha Koliçi për Kanal10.

Tutje ai foli edhe për çmim që fitoi mbrëmë duke u shpalluar portieri më i mirë për vitin që lam pas si dhe për gjendjen në klubin e Gjilanit.

“Jam shumë i lumtur për cmimin. Eshtë viti i dytë radhazi që e fitoj këtë çmim dhe ndihem shumë I vlerësuar. I falendëroj të gjithë ata të cilët më votuan. Ky çmim shkon për familjen dhe bashkëlojtarët e m, gjithashtu edhe trajnerit Enver Sermaxhaj që ka bërë një punë mjaftë të mirë duke më mbajtur në formë. Ekipi ndodhet në një situatë jo të këndshme.

Dëshira ime është të jem pjesë e Gjilanit nëse situata përmisohet. Por koha kalon dhe unë do të shoh më të mirë për veten time në vazhdim të karrierës”, përfundoi Koliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat