Nuk fshihet: Premton 800 gola

Futboll

Nuk fshihet: Premton 800 gola

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 14:58
Nuk fshihet: Premton 800 gola

Kevin de Bryjne beson se shoku i tij i skuadrës, Erling Haland, do të arrijë nivelin e Ronaldos dhe Mesit duke shënuar 800 gola.

Sulmuesi norvegjez ka shënuar 24 gola në 19 ndeshje në deri tani me Sitin dhe nesër do të kërkojë të shënojë edhe kundër ish-klubit të babait të tij, Lidsit.

“Ai ka shënuar që tani rreth 200 gola, kështu që mund të shkojë në 600, 700 apo 800 gola nëse është në formë dhe bën gjërat që po bën. Erling është një sulmuesi i nivelit botëror”, tha mesfushori belg për 22- vjeçarin kur u pyet nëse mund ta kalojë Mesin dhe Ronaldon.

Haland mbetet violina e parë në sulmin e kampionëve të Anglisë, edhe tani që Hulian Alvarez vjen pas një Botërori fantastik me Argjentinën.

“Në fillim ne pamë që Hulian ishte shumë i talentuar. Me lojtarët nga Amerika e Jugut ti nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ai dukej që në fillim si një lojtar i pjekur. Jam i kënaqur për të. Ndoshta ai mendon se duhet të kishte luajtur pak më shumë, pasi ka shënuar disa gola”, tha De Bryjne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat