Reali përshpejton planin e Jude Bellingham për të mposhtur rivalët e Premier Ligës

Futboll

Reali përshpejton planin e Jude Bellingham për të mposhtur rivalët e Premier Ligës

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 11:31
Jude Bellingham

Kampioni evropian, Real Madrid po planifikon të përshpejtojë planin për ta transferuar Jude Bellingham, për shkak të interesimit serioz nga Premier Liga në yllin anglez.

Krerët e Realit kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e Bellingham gjatë Kupës së Botës, dhe kampi i lojtarit është i vetëdijshëm për interesimin nga gjiganti spanjoll.

Tani, siç bëhet e ditur nga “Marca”, Reali po planifikon të provojë dhe t’i mposht në garën për transferimin e Bellingham, treshen angleze, Liverpool, Chelsea dhe Manchester City.

Faqja e parë e “Marcas” sot shfaqi një fotografi të mesfushorit të Borussia Dortmundit së bashku me titullin “Përshpejtimi për Bellingham”.

Dortmundi e ka bërë të qartë që Bellingham mund të largohet në fund të sezonit aktual, megjithëse Reali tashmë ka qenë në kontakt me yllin 19 vjeçar për një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat