Bayern, gati kontratat afatgjata për Musiala, Davies dhe Hernandez

Futboll

Bayern, gati kontratat afatgjata për Musiala, Davies dhe Hernandez

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 14:12
Bayern, gati kontratat afatgjata për Musiala, Davies dhe Hernandez

Bayern Munich raportohet se është duke përgatitur kontrata të reja afatgjatë me paga të rritura për Jamal Musiala dhe Alphonso Davies dhe Herandez.

Musiala dhe Davies janë pjesë e rëndësishme e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

Kontrata e Musialës skadon në vitin 2026, ndërsa kontrata e Davies skadon në vitin 2025, por sipas medieve gjermane, ‘bavarezët’ duan të mbajnë në Munich edhe përtej kontratave të tyre aktuale.

Gjithashtu, thuhet se Bayern Munich është duke përgatitur kontratën e re edhe për Lucas Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat