Komisioni i Disiplinës dënon Tiranën dhe Partizanin

Futboll

Komisioni i Disiplinës dënon Tiranën dhe Partizanin

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 20:46
Komisioni i Disiplinës dënon Tiranën dhe Partizanin

Komisioni i Disiplinës ka nxjerrë vendimet e fundit sa i përket javës që lamë pas në elitën e futbollit shqiptar. Me masë gjobë janë ndëshkuar Tirana dhe Partizanin për sjelljen e tifozëve në derbin e fundit të zhvilluar. Ndërkohë dënim më të rëndë ka pësuar zyrtari i Kukësit, Naim Halili, që për sjelljen josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, do të jetë me 8 ndeshje përjashtim nga aktiviteti.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Lojtari i KF Oriku, Roland Shkreli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Akademia e Futbollit Kamza U-15, Kevin Gega, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet i organizuar nga FSHF.

Zyrtari i KF Tirana U-19, Grend Halili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Tirana U-19, Julian Ahmataj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Vllaznia U-17, Gerald Kubazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Florian Shuri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Laberia FC, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat