Tare drejt emërimit si drejtor sportiv i gjigandit italian

Futboll

Tare drejt emërimit si drejtor sportiv i gjigandit italian

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:29
Tare

Juventusi i ri së shpejti mund të hapë audicionet për të marrë një pikë të re referimi në merkato. Ideja ekzistonte që para tërmetit që ndodhi në bordin e vjetër të drejtuesve dhe mbetet aktuale edhe me konfirmimin e mundshëm të ekipit aktual, i cili në fushën teknike drejtohet nga Federico Kerubini (i cili mund të ndryshojë rol) dhe Masimiliano Alegri emëruar nga vetë Xhon Elkan.

Nuk mungojnë kandidatët dhe reflektimet sapo kanë nisur, bilancet do të hartohen në fund të sezonit dhe asnjë vendim nuk do të arrijë para atij momenti. Edhe për këtë, lista e emrave për momentin është e gjerë dhe e larmishme.

TARE NË KRYE TË LISTËS – Nga të gjithë drejtuesit që kandidojnë për postin e drejtorit sportiv te Juventusi, Igli Tare, është i vetmi që realisht ka një kontratë që skadon në vitin 2023. Njeriu i merkatos së Lacios duket se dëshiron të ndryshojë skenë, edhe për shkak se marrëdhënia me Sarrin nuk është e mirë, teksa ajo me Lotiton është rrënuar mjaft gjatë viteve. Në Torino, në zonën e Kontinasas, këtë e kanë pasur gjithmonë parasysh. Në fakt, në tavolinën e ish-sulmuesit shqiptar mund të mbërrijnë disa oferta, ndaj zgjedhja përfundimtare do t’i takojë atij. Fundja e meriton pas të gjitha cilësive që ka treguar me Lacion ku ka sjellë të panjohur që janë shndërruar në yje.

EMRAT E TJERË – Një klub si Juventusi, në fakt, nuk mund të shqyrtojë vetëm një profil. Një tjetër dëshirë bardhezi është Kristiano Xhuntoli, njeriu që së fundmi solli te Napoli Kvaratskelian. Shumë i admiruar në punën e tij, drejtori napolitan mund të katapultohej te Juvja vetëm në rast se gjen një mirëkuptim divorci me De Laurentisin.

Frederik Masara i Milanit mund të marrë te Juventusi një rol primar. Jo se nuk e ka te kuqezinjtë, por vështirë të biesh në sy krah figurës së Maldinit. Për Masaranë flitet mirë kudo, ndaj Zonja e vjetër e mbanë edhe atë në konsideratë.

Juve-Sauolo kanë bërë shpesh pakte, ndaj ai i radhës mund të lidhet me drejtorin Xhovani Rosi, i famshëm për nuhatjen e tij ndaj talenteve të reja. Andrea Berta ka vite që bën goditjet e merkatos për llogari të Atletikos, teksa Xhovani Mana te Lugano po shënon suksese në seri me lojtarët që afron në skuadër.

Që të dy janë kandidatë potencialë për të qenë drejtorë sportivë te Juventusi. I fundit, por jo për nga rëndësia është Luis Kampos.

I sapoemëruar te PSG-ja, është e vështirë të zbarkojë në Torinon bardhezi. Përveç zbulimit të Leaos apo Menjasë, gjatë karrierës së tij në fakt ka bërë biznes edhe me klubet shqiptare, më saktësisht me Skënderbeun.

Në vitin 2017, ai bleu nga radhët e korçarëve për 300 mijë euro talentin Agim Zeka, duke e transferuar në radhët e klubit të Lilës, ku portugezi sapo kishte filluar punë si drejtor sportivv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat