Konfirmon lëndimin

Futboll

Konfirmon lëndimin

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:35
Konfirmon lëndimin

Çellsi përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar shkallën e lëndimit të mbrojtësit të krahut të djathtë, Ris Xhejms.

Ky i fundit iu nënshtrua skanimeve gjatë ditës së djeshme, pasi u zëvendësua gjatë pjesës së dytë të fitores 2:0 kundër Bournemoutit në Premier Ligë, për shkak të një lëndimi në gju.

Rezultatet e skanimit e kanë konfirmuar një lëndim për 23-vjeçarin, ku Xhejms tani do të jetë jashtë fushave të gjelbra deri në një muaj.

Kujtojmë që anglezi sapo i rikthye nga një lëndim në ndeshjen e parë të Premier Ligës pas pushimit të Botërorit, dhe pësoi lëndim sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat