Ancelotti hedh posht Brazilin

Futboll

Ancelotti hedh posht Brazilin

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 15:44
Ancelotti hedh posht Brazilin

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të rifillimit të kampionatit spanjoll.

Një nga pyetjet e bëra ndaj tij kishte të bënte me një thirrje të mundshme nga Federata e Futbollit të Brazilit për rolin e trajnerit.

“Nuk më kanë telefonuar, por nëse do të ishin vërtet të interesuar do ta vlerësoja.

Megjithatë është e qartë. Nuk do të them kurrë se në Madrid aventura ime këtu ka mbaruar”, është shprehur tekniku italian i “Los Blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat