Milani mendon për goditjen e parë të janarit

Futboll

Milani mendon për goditjen e parë të janarit

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 14:36
Diaz

Largimi i Brahim Diaz drejt Realit të Madridit duket se i ka prishur shumë punë Milanit, me kuqezinjtë që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për sa i përket rolit të mesfushorit të avancuar.

De Ketelare nuk po bind dhe kështu Maldini ka filluar të kërkojë për një zëvendësues.

Siç raporton “Calciomercato”, kampionët e Italisë kanë nisur tratativat për të transferuar në Itali Dominik Soboslain.

Talenti hungarez ishte dhe më parë në orbitën e Milanit, por ai zgjodhi që të transferohej te Lajpcig.

Duket se në Gjermani 22-vjeçari nuk po gjen formën e duhur dhe kështu kuqezinjtë kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat