Pogba harron xhevahirin 300 mijë £

Futboll

Pogba harron xhevahirin 300 mijë £

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:03
Pogba harron xhevahirin 300 mijë £

Pogba ka zemëruar tifozët e Juventus-it dhe ata janë në shoqëri të mirë. Edhe tifozët e United nuk kanë kujtime shumë të mira nga periudhat e rikuperimit të mesfushorit francez që kaloi momente të vështira, siç rrëfen The Sun, edhe me Rolls-Royce-n e tij.

Ssiç thekson tabloidi, nuk bëhet fjalë për një mjet çfarëdo, por një Wraith Black me vlerë 300,000 £. Jo saktësisht lloji i makinës që mund të… harrosh, por pak a shumë është kështu. Në fakt, makina mbeti në një magazinë për muaj të tërë pasi Pogba u ndalua sepse Rolls-Royce kishte një targë nga Principata e Monakos.

Duke pasur parasysh se makinat që ndodhen në Britaninë e Madhe për më shumë se gjashtë muaj duhet të jenë të regjistruara me targa lokale, policia ka vazhduar me sekuestrimin e mjetit.

Problemi ështe se kjo ka ndodhur më shumë se nëntë muaj më parë. Dhe se gjatë gjithë kësaj kohe Rolls-i i kampionit të botës ka mbetur në depozitë gjyqësore, për një kosto totale prej mbi 5000 £.

Më në fund, megjithatë, makina është… kthyer në shtëpi, pasi francezi duhet të ketë bërë përpjekjet e tij për të zgjidhur çështjet burokratike në këtë drejtim. Në fakt, një burim shpjegoi për Sun se vështirësia në rikuperimin e makinës lidhej pikërisht me dokumentacionin që do të plotësohej.

“Është e pabesueshme të mendosh se Paulit iu desh kaq shumë kohë për të kthyer makinën e tij. Nuk është një makinë çfarëdo, është një Rolls-Royce 300,000 £ edicioni i limituar në të cilin çdokush do të dëshironte të hipte, e lëre më ta zotëronte.

“Por mjeti ka mbledhur pluhur për muaj të tërë, sepse Pogba-s iu desh një jetë për të zgjidhur të gjitha letrat e nevojshme!”. Me pak fjalë, vërtetohet thënia e vjetër: makina dhe futbollistë, gëzime dhe dhimbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat