Vdekjet që tronditen opinionin

Futboll

Vdekjet që tronditen opinionin

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 12:34
Erion Kajtazi

Bota sportit këtë vit është tronditur me ikjen me talentit të Trepçës ’89, Erion Kajtazit, i cili kishte ndërruar jetë gjatë ndeshjes  A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve. Ai nuk mundi t’i përballojë një sulmi kardiak.

Pak ditë më parë është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare gazetari dhe komentatori i sportit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Milaim Krasniqi.

Vdekja e tij kishte ardhur si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri. Përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve të mjekëve në Kosovë, Turqi dhe në Francë, ato nuk patën sukses. Humbjen e Krasniqit e kanë përjetuar keq kolegët e profesionit.

Shuhet legjenda Pele

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ndoshta lojtari më i mirë në histori, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Vitet e fundit ai vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës.

Pele u operua dhe hoqi tumorin nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021. Por, një vit më vonë, në fund të nëntorit 2022, ai u shtrua përsëri në spital.

Pele, emri i vërtetë i të cilit ishte Edson Arantes do Nascimento, ka shënuar një rekord botëror prej 1.281 gola në 1.363 paraqitje gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren e Brazilit.

I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tri herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970, Pele u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA në 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat