Allegri nuk shqetësohet

Futboll

Allegri nuk shqetësohet

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 12:50
Allegri nuk shqetësohet:

Juventusi u ndal në një barazim përballë Standard Lizh në testin e fundit miqësor për këtë vit. Pas përfundimit të takimit, trajneri i bardhezinjve, Masimiliano Alegri, foli për gjendjen e skuadrës dhe për lojtarët që do ketë në dispozicion në sfidën përballë Kremonezes në kampionat.

“Kieza është në gjendje të mirë. Ai mund të jetë gati për sfidën me Kremonezen, por le të shohim.

Vlahoviç bëri dje seancën e parë stërvitore, duke bërë disa vrapime të lehta, por nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës”, u shpreh si fillim Alegri.

Më pas ai foli dhe për gjendjen e Pol Pogbas, i cili ende nuk ka debutuar me bardhezinjtë që pas transferimit në verë: “Gjuri i Pogbasë nuk më shqetëson, kam lojtarë të tjerë në dispozicion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat