Ten Hag i shtang të gjithë

Futboll

Ten Hag i shtang të gjithë

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 13:20
Ten Hag i shtang të gjithë

Marcus Rashford është lënë në stol për ndeshjen e kampionatit që Manchester United do të luaj pas pak kundër Wolves për shkak të masave disiplinore nga klubi.

Lojtari i përfaqësueses angleze pritej të kryesonte sulmin për Djajtë e Kuq në Molineux pas paraqitjeve radhazi me gola kundër Burnley dhe Nottingham Forest.

Por trajneri Erik ten Hag ka zbuluar se 25-vjeçari është lënë në stol për “masa disiplinore”. Holandezi nuk zbuloi arsyen pse Rashford ishte disiplinuar.

Ai tha: “Disiplinë e brendshme. Nuk ka detaje. Rregullat tona. Tani të përqendrohemi te ndeshja. Ai është në formë shumë të mirë dhe askush nuk mund të luajë çdo ndeshje.”

Tifozët e United i janë drejtuar menjëherë rrjeteve sociale për të komentuar lënien e Rashford në stol, me njërin që  ka pyetur: “Pse është lënë në stol Marcus Rashford?”.

Një tjetër pyeti: “Çfarë bëri Marcus Rashford?”. Dhe një tjetër tha: “Marcus Rashford është ndër lojtarët më në formë në kampionat, por nëse ai duhet të ndëshkohet sepse ka qenë me vonesë në një takim para ndeshjes, atëherë e kuptoj. Nuk ka rëndësi kush je apo sa i mirë je.”

Njëri vërejti: ” Marcus Rashford është në stol për shkak të masave të brendshme disiplinore, sipas Erik ten Hag. Gjithmonë duket se ka një dramë rreth lojtarëve tanë”.

Vendi i pestë United do të shpresojë të kapërcejë Tottenhamin në vendin e katërt me një fitore në Molineux. Djajtë e Kuq janë dy pikë larg londinezëve, por mund ta kalojnë vitin në zonën Champions League – edhe pse për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat