Onana: Handës i heq kapelën

Futboll

Onana: Handës i heq kapelën

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 18:16
Onana: Handës i heq kapelën

Andre Onana u tërhoq nga kombëtarja dhe tashmë e ka mbyllur kapitullin “Kamerun” dhe është fokusuar tërësisht tek Interi, siç ka pranuar vetë ai pas ndeshjes me Sasuolon.

“Vendi im është këtu, mendoj se është e qartë për të gjithë. Do të jem gjithmonë tifoz i Kamerunit tim, por tani në kokën time ekziston vetëm Interi dhe dua të fitoj gjithçka me zikaltrit dhe mendoj se me këtë skuadër që kemi çdo gjë është e mundur”, e ka nisur fjalën e tij 26-vjeçari për të folur edhe për idhullin e tij, që është një tjetër zikaltër.

“Zhulio Sezar është sigurisht njëri prej atyre që kam admiruar, ka fituar shumë me Interin.

Pastaj kam një raport fantastik me Handanoviçin, nuk më takon mua të flas për të sepse atë që ka bërë e njohin të gjithë.

I heq kapelën për karrierën që ka pasur dhe e falënderoj që po më ndihmon. Është kënaqësi të mësosh nga një profesionist i tillë”, u shpreh kamerunasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat