Torres: Nuk jam i shkollës së Barçës, por…

Futboll

Torres: Nuk jam i shkollës së Barçës, por…

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 19:38
Torres

Ferran Torres ka mbushur vitin e tij të parë të plotë te Barcelona, që kur iu bashkua klubit “Blaugrana” nga Mançester Siti për 55 milionë euro.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat e klubit, sulmuesi i kombëtares spanjolle ka rrëfyer se është përshtatur me stilin e lojës së Barcelonës, edhe pse nuk ka kaluar asnjë ditë në shkollën e këtij klubi. Arsyeja e përshtatjes së tij është bindëse.

“Nuk jam i shkollës së Barçës, por gjatë karrierës sime kam pasur mundësinë të punoj me trajnerë si Guardiola (Siti), Luis Enrike (Spanja) dhe Ksavi (Barcelona), të cilët kanë ndikuar në rritjen time.

Tani e ndiej edhe vetë se jam një lojtar tjetër nga ai që isha te Valencia”, ka thënë Ferran Torres.

Mes të tjerave sulmuesi i Barcelonës është ndalur te ndikimi i secilit prej trajnerëve që kanë lënë gjurmë në formimin e tij. Duke marrë për shembull Ksavin, Ferran Torres ka treguar se me teknikun aktual të katalanasve, ai ka mësuar të luajë më shumë si sulmues krahu, me Ksavin që e ka përdorur jo pak në të majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat