Thatësira e Sterling ndalet pas 4 muajsh

Futboll

Thatësira e Sterling ndalet pas 4 muajsh

Më: 1 janar 2023 Në ora: 18:29
Thatësira e Sterling ndalet pas 4 muajsh

Në City Ground në Nottingham, Forest pret Chelsean për ndeshjen e parë të vitit: Blutë kërkojnë pikë për t’u ngjitur në tabelë dhe për t’u rikthyer në rrugën e duhur me Evropën, një detyrë e lehtësuar nga humbja e sotme nga Tottenham, i cili tani është 6 pike prapa ekipit të Potter.

Për Forest, pikët e fituara do të ishin thelbësore për të bërë një hap në renditje dhe për të kaluar mbi zonën e nxehtë të rënies, por parashikimi nuk është në favor të vendasve, të cilët nuk kanë fituar kundër Chelseat që nga viti 1997.

Ekipet mbajtën një minutë heshtje për të përkujtuar legjendën e futbollit botëror Pele. Pas rastit te vendasve, ka ardhur direkt goli i bluve te Potter. Lojë e bukur nga e majta nga Pulisic, i cili e kthen topin në qendër ku Boly tenton të largoje topin me take, por e dërgon ne traversë.

Sfera kthehet aty ku Sterling duhet vetem të mbështese ne porte per golin qe i mungonte ne Premier League prej fundit te gushtit dhe qe eshte i katerti ne kete kampionat me fanelen e Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat