Polonia mbetet në pritje të një emri që u bë pengesë për kuqezinjtë

Futboll

Polonia mbetet në pritje të një emri që u bë pengesë për kuqezinjtë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:56
Polonia mbetet në pritje të një emri që u bë pengesë për kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë do të ketë në drejtim brazilianin Silvinjo si trajnerin e ri të saj dhe me të do të nisë rrugëtimin në eliminatoret e Euro 2024 ku është në një grup me Poloninë, Republikën Çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Por pikërisht kundërshtarët e parë të kuqezinjve në këtë rrugëtim, Polonia, nuk kanë gjetur ende drejtuesin për kombëtaren e tyre.

Trajneri Czesłav Mishnievic është shkarkuar nga drejtimi i Polonisë në dhjetor pas përplasjeve publike me futbollistët dhe ka nisur kërkimi për një teknik të ri. Emrat që kanë qarkulluar janë të shumtë por sipas mediave polake, tashmë kandidat kryesor është bërë një emër shumë i njohur në trajningun evropian. Polonia është në kontakte me

Petkoviç, trajnerin i cili drejtoi për disa vite përfaqësuesen e Zvicrës, duke e kualifikuar në Europianë e Botërorë radhazi në atë që shumëkush e ka cilësuar si gjenerata e artë e kësaj përfaqësueseje.

Petkoviç është në bisedime, paralelisht me emra të tjerë, mes të cilëve edhe polakët Jan Urban dhe Marek Papszun. Gjithsesi, emri i tij tërheq shumë drejtuesit e Federatës Polake duke pasur parasysh eksperiencën e tij 7 vjeçare ne stolin e Zvicrës, periudhë gjatë së cilës ai drejtoi tre herë “helvetët” kundër Shqipërisë duke fituar në të tre ndeshjet, me të fundit, në qershor 2016 në ndeshjen e parë në grup në Euro 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat