Inzaghi: Besoj te përmbysja për titullin

Futboll

Inzaghi: Besoj te përmbysja për titullin

Më: 3 janar 2023 Në ora: 13:55
Inzaghi

Interi do të sfidojë nesër kryesuesit e Serie A, Napolin e Luciano Spallettit. Trajneri Simone Inzaghi është shfaqur optimist se skuadra e tij mund te rivalizojë deri në fund dhe ka shanse pasi mbeten edhe shumë ndeshje.

“Unë besoj tek përmbysja, kanë mbetur edhe 23 ndeshje dhe ka shumë pikë për t’u rrëmbyer. Përballja me Napolin do të jetë shumë e rëndësishme. Kemi besim dhe shpresë të madhe, por gjithçka do të ndodhë në fushë dhe në ndeshjet që do të zhvillojmë.

Më në fund pas një kohe të gjatë kam në dispozicion 4 sulmues. Lautaro mbërriti para katër ditësh dhe u stërvit mirë, po ashtu ka bërë edhe Correa. Dzeko dhe Lukaku kanë pasur më shumë shanse të stërviten me ekipin. Për nesër duhet të bëj disa vlerësime sepse kam ende dyshime që do t’i zgjidh me dy stërvitjet e fundit.

Tani për tani Napoli është duke pasur një nivel të jashtëzakonshëm. Është e qartë se ata janë shumë të fortë, të cilët kanë afruar në ekip disa lojtarë funksionalë. Ne jemi të përgatitur dhe duam të luajmë një lojë të nivelit të lartë përpara tifozëve tanë.

Ndalesa e Kupës së Botës është anormale për të gjithë. Ne po përpiqemi të përputhemi me ata që u kthyen më vonë, sepse gjendja e tyre nuk ishte e njëjtë me ata që qëndruan këtu. Pavarësisht unë jam i kënaqur me të gjithë”, deklaroi Simone Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat