Vojvoda me Torinon befasohen nga Verona

Futboll

Vojvoda me Torinon befasohen nga Verona

Nga: K. G. Më: 4 janar 2023 Në ora: 16:30
Pamje nga ndeshja

Verona ka shkëputur një pikë të madhe nga Torino. 

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit titullar për Torinon por u befasuan nga mysafirët, duke luajtur baras (1:1). 

Gjuriq në minutën e 45-të e kaloi në epërsi Veronën, ndërsa Miranchuk ka barazuar në atë të 64-tën, duke e shmang humbjen e vendasve. 

Torino renditet në vend të nëntë me 22 pikë dhe Verona është e fundit me 6 sosh pas 16 jave në Serie A në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat