Dukagjini fillon përgatitjet për pjesën pranverore

Futboll

Dukagjini fillon përgatitjet për pjesën pranverore

Nga: K. G. Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:09
Dukagjini

Dukagjini i Klinës ka filluar përgatitjet me synime që të ruajë vendin e pestë, pse edhe mos të luftojnë për pozitë me të lartë në elitën e futbollit të Kosovës.

Klinasit renditen në vend të pestë me 22 pikë të mbledhura gjatë stinorit vjeshtor.

“Fillojnë stërvitjet për sezonin pranveror. 

Sot, ditë e mërkure (4 janar) klubi jonë ka rifilluar punën për pjesën e mbetur te kampionatit.

Nën urdhrat e kryetrajnerit z. Armend Dallkut me stafin e tij, kanë nisur përgatitjet për të vazhdimin e garave ne kampionat dhe kupën e Kosovës. Faza e parë e përgatitjeve do te zhvillohet ne Kosovë, ndërsa është planifikuar që fazën e dytë të vazhdojmë ne shtetin e Turqisë. 

Rreth ndryshimeve ne klub, përforcimet dhe largimet, do te njoftoheni shumë shpejtë ne faqet zyrtare të klubit”, njofton FC Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat