Reagon FIFA: Mbylluani gojën!

Futboll

Reagon FIFA: Mbylluani gojën!

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:29
Reagon FIFA: Mbylluani gojën!

Tifozët e Lazios nuk heqin dorë nga racizmi. Prej vitesh bëhen protagonistë me sjelljet e tyre të gabuara, ndërkohë që “viktimat” e radhës së koreve të tyre ishin Samuel Umtiti dhe Lameck Banda gjatë takimit Lecce-Lazio (2-1).

Ultrasit bardhekaltër u fiksuan më shumë me ish-mbrojtësin e Barcelonës. Arbitri ndërpreu për disa momente ndeshjen, ndërkohë që tifozët vendas shpërthyen në ovacione duke thirrur në kor emrin e Umtitit.

“Koret raciste u mbytën nga brohorimat inkurajuese të tifozëve. Të gjithë tifozët e Lecces nisën të thirrnin të gjithë të njëjtin emër: Samuel Umtiti”, reagoi Lecce.

Në lidhje me racizmin në futbollin italian ka reaguar edhe Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s. “Solidaritet për Samuel Umtiti dhe Lameck Banda. Le të bërtasim me zë të lartë dhe qartë: JO RACIZMIT!

Le të ngrihen shumica dërrmuese e tifozëve, të cilët janë njerëz të mirë, për t’i mbyllur gojën një herë e përgjithmonë të gjithë racistëve!“, theksoi kreu i futbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat