I vetmi që ka shënuar…

Futboll

I vetmi që ka shënuar…

Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:23
Dzeko

i vetmi që ka shënuar…

Interi ka arritur të mposhtë në shtëpi Napolin në supersfidën e javës së 16-të të Serisë A me rezultatin 1-0. Ishte Edin Xheko ai që vendosi fatet e këtij takimi me një gol të shënuar në minutën e 56’ me kokë.

Ai arriti në kuotën e 20 golave të shënuara për Interin në Serinë A.

Madje Xheko është futbollisti i parë i zikaltërve që arrin të regjistrojë këtë shifër pasi ka kaluar moshën 35-vjeçare. Të tjerët kanë arritur deri në 19 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat