Fjalët e para të Badiashiles si lojtar i Chelseat

Futboll

Fjalët e para të Badiashiles si lojtar i Chelseat

Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:28
Benoit Badiashile

Chelsea ka konfirmuar transferimin e Benoit Badiashile nga Monaco për një tarifë afro 40 milionë euro. Mbrojtësi francez vjen pasi “Blutë” e përfunduan tashmë transferimin e tyre të parë në janar, me David Datro Fofana që kaloi nga Molde.

Badiashile ka nënshkruar një marrëveshje të re shtatëvjeçare e gjysmë në “Stamford Bridge” pas përfundimit të testeve mjekësore në fillim të kësaj jave në Londër. Graham Potter aktualisht është pa Wesley Fofana, Reece James dhe Ben Chilwell, me Badiashilen që pritet të inkuadrohet direkt në ekipin e parë dhe të garojë për një vend titullari.

“Blutë” e kishin identifikuar francezin si një përforcim kyç në mbrojtje pas lëndimit të Wesley Fofanas. Josko Gvardiol i RB Leipzig është lidhur shumë me Chelsean, si dhe Evan N'Dicka i Eintracht Frankfurt.

Pas përfundimit të transferimit të tij në “Stamford Bridge”, Badiashile u ka dërguar një mesazh tifozëve të Chelseat përpara ndeshjes së Premier Ligës kundër Manchester Cityt këtë mbrëmje.

Badiashile tha: “Jam shumë i lumtur që jam këtu te Chelsea. Jam shumë i emocionuar që filloj të luaj për këtë klub. Mezi pres të shoh tifozët dhe të filloj të luaj në ligën më të mirë në botë".

Badiashile nuk do të jetë i gatshëm për t'u përballur me Cityn sonte, por pritet të prezantohet para tifozëve të pranishëm në “Stamford Bridge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat