Guardiola: Për ne është një rezultat i shkëlqyer

Futboll

Guardiola: Për ne është një rezultat i shkëlqyer

Më: 6 janar 2023 Në ora: 11:49
Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij kundër Chelseas.

‘Qytetarët’ mbrëmë mundën Chelsean në udhëtim (0-1), duke bërë një hap të madh në garën për kreun e tabelës.

Strategu spanjoll pas ndeshjes tha se skuadra e tij, nuk bëri lojë të mirë në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë sipas Guardiolës, kampionët në fuqi të Anglisë, bën lojë shumë të mirë.

“Nuk ishim të mirë në pjesën e parë. E falënderova Cancelon për angazhimin e tij, sepse ai nuk luajti në rolin e tij të zakonshëm. Në pjesën e dytë ne bëmë lojë shumë më mirë, në të gjitha aspektet. Për ne është një rezultat i shkëlqyer”, ka thënë Guardiola.

City pas kësaj fitore, arrin në kuotën e 39 pikëve, vetëm pesë pikë larg liderit të tabelës, Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat