Bayerni konfirmon

Futboll

Bayerni konfirmon

Më: 6 janar 2023 Në ora: 16:46
Sommer

Drejtori i Bayernit, Hasan Salihamidziq, ka konfirmuar interesimin për portierin, Yann Sommer.

Duke folur për “Sky Germany” në një intervistë (nëpërmjet Fabrizio Romano), Salihamidziqi konfirmoi interesimin e klubit të tij për portierin e Borussia Mönchengladbachut.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarë të klubeve të tjera, por Sommer është pa dyshim një temë, sigurisht”, ka thënë ai.

Ai la të kuptohet se negociatat e transferimit do të përfundojnë së shpejti, me Sommerin që thuhet se tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje verbale me Bayernin.

“Ne po shqyrtojmë opsionet tona dhe do të marrim një vendim në të ardhmen e afërt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat