Superkupa e Kosovës në Antalia!

Futboll

Superkupa e Kosovës në Antalia!

Më: 6 janar 2023 Në ora: 18:45
Superkupa e Kosovës në Antalia!

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE shqyrtoi përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror, duke konstatuar se ato po shkojnë sipas dinamikës së paraparë dhe sipas ecurisë programore.

Po ashtu, KE shqyrtoi dhe miratoi draft-Statutin e FFK-së për të cilin ka punuar Komisioni i FFK-së, së bashku me ekspertët e UEFA-s, e që është një Statut shumë i avancuar në përputhje të plotë me atë UEFA-s dhe me specifikat e FFK-së dhe të kohës. Për miratimin e këtij Statuti, KE caktoi për datën 27 janar Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFK-së, me vetëm një pikë të Rendit të ditës, Miratimi i Statutit të ri dhe Akteve tjera të nevojshme.

KE shqyrtoi përgatitjet e Kombëtareve si Kombëtares A meshkujt dhe Kombëtareve A dhe U17 e U19 të femrave për garat ndërkombëtare, ndaj kërkoi nga të gjithë për një mobilizim të jashtëzakonshëm, sepse është një momentum i mirë që Kosova të kualifikohet në Evropianët e ardhshëm.

KE analizoi dhe shqyrtoi punën dhe rezultatet e Kombëtareve U19 meshkujt, U17 dhe U19 të femrave si dhe Kombëtares A në futsall. Ndaj në bazë të rezultateve të treguara FFK-ja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me përzgjedhësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me Ramiz Krasniqin përzgjedhës i Kombëtares U19, me Arsim Abazin përzgjedhës i Kombëtares U17 të meshkujve, me Kushtrim Munishin përzgjedhës i Kombëtares U19 të femrave si dhe Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares A futsall.

KE i falënderon për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë kësaj periudhe.

KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës FC”Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023.
E shqyrtoi edhe Parashtresa dhe ankesat drejtuar këtij Organi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat