Manchester Utd mposht Evertonin, kualifikohet më tej

Futboll

Manchester Utd mposht Evertonin, kualifikohet më tej

Nga: K. G. Më: 6 janar 2023 Në ora: 22:53
Pamje nga ndeshja

Manchester Utd ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Evertonit dhe kualifikohet në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë).

Ndeshje e luftuar në stadiumin “Old Trafford” në Manchester.

Për Manchester Utd realizuan Antony (4’), Coady (52' - autogol), Rashford (90+6' - nga penalltia) dhe për Evertonin shënoi Coady (14').

E veçanta e ndeshjes është futbollisti i Evertonit, Conor Coady, një gol e shënoi për ekipin e tij dhe një për rivalin.

Evertoni eliminohet nga garat e Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat