Partizani pagoi shumën e majme

Futboll

Partizani pagoi shumën e majme

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:33
Partizani pagoi shumën e majme

Partizani shpenzoi plot 120 mijë euro për dy lojtarë në merkaton e verës. Ata morën për 60 mijë euro Marçelino Prekën nga Bylisi dhe paguan thuajse të njëjtën shifër të drejtën e formimit të Alfred Mensah te Skënderbeu.

Gjithsesi, asnjëri prej të dyve nuk ka mundur që deri më tani të shpërblejë investimin që klubi ka bërë për ta. Dëmtimet janë shkaktarët kryesorë për këtë.

Preka, që kur ka ardhur, ka vuajtur shumë problemet muskulore në pjesën e kofshës, por edhe në rastet kur është aktivizuar, nuk është parë të ketë vetëbesimin e duhur. Tashmë që është rikuperuar, shkodrani duhet të tregojë me patjetër veten.

Nga ana tjetër, edhe Mensah nuk ka shfaqur aspak cilësitë e një “vrasësi” para portës, por ka treguar paqartësi në lojën e tij. Ai erdhi për të formuar një dyshe të frikshme me Skukën, por kjo nuk ndodhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat