Dembele; Nuk më plas për PSG

Futboll

Dembele; Nuk më plas për PSG

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:52
Dembele; Nuk më plas për PSG

Ousmane Dembele rinovoi deri në vitin 2024 me Barcelonën pas shumë bisedimeve mes agjentit të tij dhe drejtuesve të klubit katalanas. Trajneri Xavi insistoi dhe i kërkoi publikisht sulmuesit të zgjaste bashkëpunimin, dëshirë që iu realizua.

Emri i Dembele lidhet prej kohësh me një transferim te PSG, por 25-vjeçari ndihet i lumtur në Spanjë. Në një prononcim për Eleven Sports, ai u jep fund dilemave rreth mundësisë së transferimit te kampionët e Francës.

“Katër muaj më parë rinovova me Barcelonën. Jam i lumtur këtu dhe do vazhdoj të punoj shumë për të mirën e klubit. PSG nuk më intereson fare, ndihem për mrekulli te Barça.

Ambienti është fantastik, raporti me trajnerin gjithashtu. Kam besim maksimal te Xavi dhe drejtuesit e klubit”, u shpreh Dembele, i cili u transferua nga Dortmundi në “Camp Nou” për 140 milionë euro në verën e vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat