Tifozët e Valladolidit protestojnë kundër Ronaldos

Futboll

Tifozët e Valladolidit protestojnë kundër Ronaldos

Më: 7 janar 2023 Në ora: 13:09
Tifozët e Valladolidit protestojnë kundër Ronaldos

Ronaldo ka përfunduar në qendër të vëmendjes së tifozëve të Real Valladolid, klubit ku është president. “Fenomeni” e ka parë veten mes polemikave. As “Epifania” nuk arriti të sillte paqe mes presidencës dhe një grupi tifozësh që varën pothuajse kudo pankarta aspak pajtuese ndaj brazilianit.

Një sulm frontal, por edhe… anësor. Disa mesazhe kundër presidentit dhe drejtuesve të lartë u shfaqën si në derën e hyrjes së dhomave të zhveshjes, ashtu edhe në shkallët e hyrjes së stadiumit. Kontestimet e tifozëve lidhen me stemën para së gjithash. Një baner nuk lë vend për interpretim: “Na ktheni stemën tonë”.

Një referencë e qartë për ndryshimin e stemës që klubi bëri qershorin e kaluar. Tjetra, megjithatë, është e lidhur me polemikat mbi rastin Vinicius. Ronaldo dënoi qëndrimin e atyre që ofenduan futbollistin e Real Madridit. Tifozët iu hakërryen kështu: “Ronaldo mbron Real Madridin… Dhe të mendosh se është president i Valladolidit. 84”.

Pikërisht pas këtij numri mund të gjurmojmë lehtësisht grupin e organizuar të mbështetësve që kontestojnë presidentin, se nuk e ka ngritur kurrë zërin për të mbrojtur interesat e klubit të tij. Presidentit i kërkohet të kthejë stemën e vjetër, të mbrojë tifozët dhe klubin dhe të mos përfitojë për interesat e veta apo të të tjerëve.

Nuk është hera e parë që disa tifozë të Real Valladolid përplasen me “Fenomenin”. Tashmë, në nëntor 2020, kur skuadra po kalonte një moment veçanërisht të komplikuar në kampionat, i cili më pas do të kulmonte me rënien në kategorinë e dytë spanjolle, Ronaldo ishte qortuar për mungesë interesi ndaj klubit.

Dhe pa shumë komplimente, ai ishte ftuar të mendonte më pak për Brazilin dhe tenisin, më shumë për Valladolidin. Me atë rast tifozët kishin frikë edhe nga një mosangazhim i mundshëm në rast të rënies. Në dritën e fakteve, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Rikthimi në La Liga kishte bërë që figura e brazilianit të rritej në vlerësimin e tifozëve, por nuk u desh shumë për t’u prishur paqja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat