Tottenham mposht ekipin e Ligës së Parë dhe avancon në FA Cup

Futboll

Tottenham mposht ekipin e Ligës së Parë dhe avancon në FA Cup

Më: 7 janar 2023 Në ora: 15:50
Tottenham mposht ekipin e Ligës së Parë dhe avancon në FA Cup

Një gol i Harry Kane i mjaftoi Tottenham për t’u kualifikuar në raundin e 1/16-tave në Fa Cup. Spurs-at mposhtën me rezultatin 1-0 në shtëpi skuadrën e Ligës së Parë, Portsmouth.

Ndeshja nuk rezultoi e lehtë për të besuarit e trajnerit Antonio Conte, megjithatë sulmuesi i kombëtares së Anglisë mori edhe njëherë përsipër londinezët kur shënoi një gol mjaft të bukur dhe të vështirë në minutën e 50-të të pjesës së dytë.

Në vijim londinezët kontrolluan dhe menaxhuan avantazhin duke marrë në këtë formë kualifikimin e shumëdëshiruar, teksa për Tottenham ishte fitorja e dytë radhazi për vitin 2023, pas triumfit në kampionat ndaj Crystal Palace. Një rezultat i rëndësishëm pikërisht për të gjetur vazhdimësinë që të besuarve të trajnerit Conte u ka munguar në këtë sezon.

Në krahun tjetër, ia dolën me sukses për t’u kualifikuar Southampton që mposhti me rezultatin 1-2 Crystal Palace si dhe Leicester që mposhti në transfertë me shifrat 0-1, ekipin e Ligës së dytë Gillingham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat