Ish-sulmuesi i Shpresave jep spektakël në Kupën FA

Futboll

Ish-sulmuesi i Shpresave jep spektakël në Kupën FA

Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:37
Ish-sulmuesi i Shpresave jep spektakël në Kupën FA

Armando Dobra po jep spektakël në Kupën FA. Ish-sulmuesi i kombëtares Shpresa, po shënon në çdo raund të turneut me ekipin e Çestërfilld, duke e ndihmuar që të arrijë rezultate të rëndësishme.

Ai shënoi ndaj Northempton dhe AFC Uimbëlldon duke ndihmuar ekipin të përparonte në turne. Ndërkaq, sot ai ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj një skuadre edhe më prestigjioze, Uest Bromuiç, i cili këtë sezon është pjesë e Championship dhe pretendon ngjitjen në Premier Ligë. Dobra ka shënuar dy gola që në pjesën e parë të kësaj sfide.

Më miqtë të cilët ishin në avantazh 2-1, Dobra ishte ai i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 36 të duelit, duke finalizuar një aksion të shpejtë të skuadrës.

Më pas, në minutën e 41-të, ai i dha avantazhin e përkohshëm 3-2 skuadrës së tij në një aksioni që e nisi dhe pastaj e përmbylli vetëm me një goditje predhë para portës.

Dobra ka shënuar 3 gola me fanellën e Çesterfilld në kampionat në 16 ndeshje në National League, kategorinë e pestë angleze ku aktivizohet. Por prova e tij ndaj një skuadra si Uest Bromuiç, tregon se futbollisti është gati për një hap më cilësor në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat