Shqipëria “vuan” mungesat në sulm

Futboll

Shqipëria “vuan” mungesat në sulm

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:32
Shqipëria “vuan” mungesat në sulm

Shqipëria është bërë me trajner të ri. Shkolla italiane u mbyll bashkë me përfundimin e kontratës së Rejës. Tashmë, shqiponjat do të udhëhiqen një brazilian, Silvinjo. Ndryshimi i trajnerit është një motivim shtesë për lojtarët, të cilët duhet të japin më të mirën e tyre për të fituar pozicionin e titullar.

Fati këtë herë ka bërë që Kombëtarja të vuajë në sulm. Armando Broja është mungesa e madhe e kuqezinjve.

Përpos tij edhe Manaj ra pre e një dëmtimi disa muaj më parë, ndërsa Cikalleshi tashmë ka zgjedhur të luajë në Arabinë Saudite, një ligë që nuk është në lartësinë e kampionateve europiane.

Nisur nga mungesat e shumta, fati i buzëqesh Muçit, Skukës dhe Xhixhës.

Të tre sulmuesit kanë shansin e artë për të dëshmuar aftësitë e tyre në sytë e Silvinjoës dhe për të veshur fanellën kuqezi në këto kualifikuese për Euro 2024.

Muçi zotëron një bagazh të madh teknik, mjaft të përshtatshme për lojën e brazilianëve, ndërsa dy xhevahirët e “Abissnet Superiore“-s po shkëlqejnë këtë sezon me fanellat e Partizanit dhe të Tiranës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat