IFFHS shpall Trajnerin e Vitit

Futboll

IFFHS shpall Trajnerin e Vitit

Më: 8 janar 2023 Në ora: 17:45
IFFHS shpall Trajnerin e Vitit

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, IFFHS ka përzgjedhur Lionel Scalonin si trajnerin më të mirë të vitit 2022.

Tekniku 44-vjeçar udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Botërorin e Katarit dhe riktheu trofeun e kampionit të botës në Buenos Aires pas plot 36 vitesh pritje.

Plot 240 vota mori Scaloni si trajneri më i mirë i vitit 2022, ose rreth 200 më shumë se Didier Deschamps, që u rendit i dyti me 45 vota dhe marokeni Regraoui që u rendit i treti me 40 vota, pasi udhëhoqi vendin e tij drejt një arritjeje historike, siç ishte vendi i katërt në Botëror.

Një ditë më parë IFFHS kurorëzoi edhe portierin më të mirë të vitit, që u shpall belgu i Realit të Madridit, Thibaut Courtois….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat