Brazili qan humbjen e një tjetër ish-futbollisti

Futboll

Brazili qan humbjen e një tjetër ish-futbollisti

Më: 8 janar 2023 Në ora: 18:50
Roberto Dinamite

Brazili qan humbjen e një tjetër ish-futbollisti!

Brazili qan humbjen e një tjetër ish futbollisti të njohur. Roberto Dinamite është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare, pasi që prej vitit 2021 ishte diagnostikuar nga një tumor intensinal, me të cilin humbi betejën ditën e sotme.

Dinamite është njohur si një legjendë e Vasco De Gamës, klubit të njohur brazilian, ndërsa në Europë ka vetëm një eksperiencë të shkurtër te Barcelona, ku luajti vetëm 8 ndeshje.

Gjithashtu 68-vjeçari ka luajtur 38 ndeshje me fanellën e përfaqësueses së Brazilit në periudhën 1975-1984 dhe ka shënuar 20 gola, teksa lajmin për ndarjen nga jeta, e konfirmoi edhe klubi i Vascos, me një mesazh ngushëllimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat