Muriqi me përqindjen më të lartë të golave

Futboll

Muriqi me përqindjen më të lartë të golave

Më: 8 janar 2023 Në ora: 22:16
Muriqi me përqindjen më të lartë të golave

Vedat Muriqi se ka qenë një lojtar tepër i rëndësishëm për Mallorcan, e dëshmojnë edhe statistikat e tij mbresëlënëse në La Liga.

Muriqi nëse shikohet me përqindje ka shënuar 57.1 për qind të golave të Mallorcas, teksa në vendin e dytë, është Iago Aspas i cili ka realizuar 50 për qind të golave të Celta Vigos, dhe në vendin e tretë Joselu, me 47.4 për qind të golave të Espanyolit.

Sulmuesi kosovar ka arritur të shënojë tetë gola dhe të asistojë një tjetër në 14 ndeshje të zhvilluara, teksa në gjitha garat ka realizuar 14 sosh.

Ai u transferua përfundimisht te Mallorca gjatë afatit të kaluar kalimtar të transferimeve.

Muriqi për shkak të formës së tij është raportuar se është duke u kërkuar nga Real Madridi, Atletico Madridi dhe disa klube angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat