Zyrtare: Malinovskyi transferohet te Marseille

Futboll

Zyrtare: Malinovskyi transferohet te Marseille

Më: 9 janar 2023 Në ora: 20:38
Ruslan Malinovskyi

Olympique Marseille ka njoftuar për transferimin e Ruslan Malinovskyi në formë huazimi me opsion për ta blerë nga Atalanta.

Skuadra e Ligue 1 ka konfirmuar marrëveshjen me një video të shpërndarë në rrjetet e tyre sociale, e cila tregon ish-mesfushorin e Atalantas duke thënë ‘Allez OM’.

29-vjeçari ishte lidhur me një lëvizje te Tottenham, por Marseille ishte e shpejtë në finalizimin e marrëveshjes me Atalantan.

Malinovskyi shënoi një gol dhe dy asistime në 15 paraqitje në Serie A këtë sezon.

Atalanta specifikon në një deklaratë zyrtare se opsioni i Marsejës për të blerë bëhet një detyrim nëse “përmbushen disa kushte”.

Sipas Fabrizio Romano, skuadra e Ligue 1 mund ta bëjë të përhershëm transferimin e Malinovskyit në verë për 10 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.

Ukrainasi iu bashkua Atalantas nga Genk për 13 milionë euro në 2019 dhe shënoi 30 gola në 143 paraqitje nën drejtimin e Gian Piero Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat