Cassano kryqëzon Allegrin

Futboll

Cassano kryqëzon Allegrin

Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:00
Cassano kryqëzon Allegrin

Juventusi është kthyer, renditja aktuale flet vetë dhe thotë se bardhezinjtë janë -7 pikë prapa liderit Napoli. Një avantazh i konsiderueshëm, megjithatë, por që ende e sheh ekipin e Massimiliano Allegrit të rikthehet në garën për titull. Vonesa e akumuluar në fillim të sezonit, vështirësitë taktike, dëmtimet dhe si pasojë dalja nga Champions League dukej se parashikonin një tjetër vit të keq.

Në vend të kësaj, Allegri, duke pasur parasysh mungesat për shkak të dëmtimit të Pogba, Chiesa, Vlahovic dhe nëse duam edhe Paredes, pa harruar Bonuccin, iu është falur lojtarëve të rinj, duke marrë rezultate të shkëlqyera: 8 fitore radhazi, pa pësuar gol.

Por pavarësisht kësaj, sipas mendimit të përbashkët të Nicola Ventola, Lele Adanit dhe Antonio Cassano, kjo nuk mjafton. Gjatë episodit të fundit të “Bobo TV”, tre protagonistët e transmetimit në kanalin Twitch analizuan momentin aktual të Juventusit, duke qortuar ashpër qëndrimin e Allegrit gjatë këtij sezoni dhe sezonit të kaluar. Mbi të gjitha, Cassano sulmoi keq trajnerin livornez: “Më neverit. Nëse ai më merr për llafazan, unë i them se je i keq, sepse nxjerr m*t nga goja”.

Debatin e hap Ventola, i cili shpreh mendimet e tij: “Kjo është një Juve që mua personalisht nuk më pëlqen, por respektoj punën e trajnerit, që po merr rezultate. Kur të gjithë lojtarët të kthehen, shpresoj të shoh një Juve të mirë. Tani për tani po fiton, por nuk më bind me lojë”.

Për ta shoqëruar Ventola në këtë reflektim mendon Lele Adani, i cili ka qenë gjithmonë kundër Allegrit dhe mënyrës së tij të të kuptuarit të futbollit: “Juve nuk ka bërë asgjë të veçantë, më duket e vonuar, ngaqë gaboi në fillim të kampionatit. Bardhezinjtë luajnë për të përfunduar të parët dhe çdo rezultat tjetër nuk pasqyron statusin e kësaj skuadre. Sot për sot, Juve nuk do të ishte kurrë e para për cilësinë e lojës. Për mua, megjithatë, duhej të ishte e para për investimet në merkato, por po e mbajnë lojtarët e rinj”.

Në këtë pikë është Cassano ai që merr fjalën dhe ndryshe nga Ventola e Adani godet fort, pikërisht në shprehjet e përdorura: “Gënjeshtra e parë e madhe janë fjalët e trajnerit bardhezi: Duhet të arrijmë në vendin e katërt. Një gënjeshtër që më vjen keq ta dëgjoj. Juve është kthyer? Edhe ndaj Cremonese meritoi humbjen”.

Cassano gjithashtu qorton Allegrin për përdorimin e pakët të Paredes dhe Chiesa, pjesërisht vitin e kaluar, duke nënvizuar se nuk i pëlqejnë lojtarët cilësorë, duke cituar gjithashtu Pirlon në kohën e Milanit. Më pas analizon edhe fjalimin e Soulé: “Mund të mashtrosh vetveten, ndërsa njerëzit e kuptojnë se futbolli ka ecur përpara dhe ai ka mbetur prapa”. Trajneri nga Livorno fajësohet edhe për paraqitjen e keqe të Vlahovicit dhe lojtarëve të tjerë prestigjiozë në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat