Nuk e duan as tifozët

Futboll

Nuk e duan as tifozët

Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:38
Nuk e duan as tifozët

Graham Poter është trajneri më i dobët në startin e karrierës me Çelsin në Premier Ligë i 30 viteve të fundit. Ishtekniku i Brajtonit, ka pasur një nisje të vështirë të karrierës së tij në “Stamford Bridge”.

Blutë e Londrës renditen në vend të 10-të në Premier Ligë, 10 pikë pas vendeve që të dërgojnë në Ligën e Kampioneve.

Poter firmosi një kontratë 5-vjeçare në shtator, ndërsa pronari i ri Tod Bohli e identifikoi si njeriun e revolucionit të tij në klub.

Por pasi fitoi tri ndeshjet e para, blutë kanë regjistruar vetëm 1 fitore në 8 ndeshjet e tjera të kampionatit me të në stol.

Vetëm Ian Porterfilld dhe Glen Hodëll kanë pasur një nisje më të dobët në karrierën me Çelsin në epokën e Premier Ligës.

Që të dy ata e nisën karrierën e tyre në Premier Ligë me 3 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje në 11 ndeshjet e para të kampionatit.

Ndërsa Poter ka vetëm një fitore më shumë, 3 barazime dhe 4 humbje. Kjo do të thotë se të gjithë trajnerët e epokës “Abramoviç” e nisën më mirë karrierën e tyre në “Stamford Bridge” sesa i pari i Bohlit.

Nisjen më të mirë e ka Gus Hidink, i cili fitoi 9 ndeshje, barazoi 1 dhe humbi 1 në 11 ndeshjet e para në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat