Portugalia e injoroi

Futboll

Portugalia e injoroi

Më: 10 janar 2023 Në ora: 16:16
Portugalia e injoroi

Zhoze Murinjo nuk ia doli që të bënte realitet ëndrrën e tij që të merrte drejtimin e përfaqësueses së Portugalisë, ashtu siç kishte shpresuar prej kohësh. Një ditë më parë kjo e fundit zgjodhi spanjollin Roberto Martinez si pasardhësin e Fernando Santos, duke lënë “Special One” përsëri jashtë planeve të saj.

Por për trajnerin aktual të Romës, është hapur një derë ndoshta më e rëndësishme.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë prej ditësh se ka kontakte mes menaxherit të tij, Zhorge Mendes dhe Federatës së Futbollit të Brazilit. Këto nuk janë më vetëm thashetheme dhe sot “Tuttosport” ka raportuar se janë shtuar bisedat mes palëve për të detajuar një akord të mundshëm.

Në Brazil prej kohësh kërkojnë një trajner me emër në arenën ndërkombëtare, të bindur se ai mund t’i kthejë përsëri në majë të futbollit botëror, pasi pavarësisht emrave të mëdhenj në përbërje, trajnerë të njohur brazilianë nuk ia kanë dalë të sigurojnë fitore në Kupën e Botës.

Më parë kanë qarkulluar edhe emrat e Guardiolës, Ançelotit apo edhe Zidan, por me sa duket, Murinjo është ai që gjendet më afër stolit të “seleçaos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat