Ramadani reagon pas rikthimit te Gjilani

Futboll

Ramadani reagon pas rikthimit te Gjilani

Më: 10 janar 2023 Në ora: 19:38
Ramadani

Pas ankesës në FIFA, shtëpia më e madhe e futbollit botëror i kishte ndërprerë kontratën me Gjilanin.

Por Zekirija Ramadani një muaj pas largimit nga skuadra bardhekuqe është kthyer.

Pasi presidenti Florim Zuka ka shlyer të gjitha borxhet, Ramadani ka bërë prapakthehu dhe është kthyer në SC Gjilani.

Ai pritet të nisë nesër fazën përgatitore për edicionin pranveror, ku synimi i klubit është të zë një nga pozitat e para në tabelë.

Tani ka ardhur edhe reagimi i trajnerit shkupjan, i cili në profilet e tij në rrjetet sociale ka publikuar logon e SC Gjilanit me disa emoji që janë të fortë.

Trajnerin shkupjan e pret një punë e madhe me futbollistët e tij, pasi ata tanimë janë disa ditë me vonesë në përgatitje se skuadrat tjera të Superligës ku shumica nga to kanë filluar më 3 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat