Babë e bir nga Vushtrria, njëri ndezi në ish Jugosllavi e tjetri në Evropë

Futboll

Babë e bir nga Vushtrria, njëri ndezi në ish Jugosllavi e tjetri në Evropë

Nga: K. Goca Më: 10 janar 2023 Në ora: 20:08
Sabit dhe Armend Dallku

Sabit Dallku nuk është në këtë botë por mbahet mend si njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur Kosova në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Rrugës së tij shkoi edhe i biri, Armendi madje edhe ia kaloi me suksese.

Armendi, përveç që luajti 64 ndeshje në kombëtaren e Shqipërisë, me sukses të madh u paraqit për Vorksla Poltavën e Ukrainës. 

Image

Sabit Dallku, i pari në të djathtë me KF Prishtinën   

Ai luajti në Vorskla Poltava përplot 11 vite dhe u paraqit 292 ndeshje, duke u shndërruar në ikonën e klubit ukrainas.      

Si babi si i biri, luajtën në repartin e mbrojtjes. Sabit Dallku, ish-mbrojtës i Kosovës së Vushtrrisë, Trepçës dhe Prishtinës nga fundi i viteve shtatëdhjetë dhe fillimi i viteve të tetëdhjeta.

Sabit Dallku ka luajtur shumë vite për Prishtinën dhe Trepçën në Ligën e Dytë të Ish Jugosllavisë, Grupi i Lindjes. 

Djali i dytë i Sabitit, Ardini, është gjithashtu futbollist, i cili aktualisht luan për Dukagjinin nga Klina. 

Një familje me futboll dhe secili më i suksesshëm se tjetri. Armend sot është kryetrajner i Dukagjinit duke e drejtuar mes sukses të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat