​Reali dhe Valencia përballen në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës

Futboll

​Reali dhe Valencia përballen në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës

Më: 11 janar 2023 Në ora: 11:43
​Reali dhe Valencia

Valencia udhëton në Arabinë Saudite për të luajtur kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës.

Valencia e fitoi këtë garë për herë të fundit në vitin 1999, kur mposhti Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 4-3, përcjellë KosovaPress.

Trajneri Gennaro Gattuso pritet të përdor formacionin e tij më të fortë pas humbjes ndaj Cádiz në Mestalla të premten e kaluar.

André Almeida ka shumë të ngjarë të jetë në sulm përpara Ilaix Kouroumas, ndërsa Justin Cluivert ose mbrojtësi i krahut Toni Lato pritet të bashkohen me Edinson Cavanin dhe Samuel Lino në vijën e sulmuesve.

Nico González mungon për shkak të një lëndimi.

Carlo Ancelotti nga ana tjetër pritet të bëjë disa ndryshime në skuadrën që humbi 2-1 kundër Villarrealit në La Liga gjatë fundjavës. Federico Valverde me shumë gjasa do të zhvendoset në mesfushë për të zënë vendin e të dëmtuarit Aurélien Tchouaméni, duke i dhënë mundësi Rodrygos të luajë në krahun e djathtë.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje e cila starton nga ora 20:00.

Real Madrid: Courtois, Vazquez, Rudiger, Militao, Mendy, Kroos, Valverde, Modric, Rodrygo, Vinicius, Benzema.

Valencia: Mamardashvili, Thierry, Diakhaby, Comert, Gaya, Guillamon, Yunus, Almeida, Kluivert, Lino, Cavani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat