Superkupa e Italisë, për herë të parë do të aplikohet pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik

Futboll

Superkupa e Italisë, për herë të parë do të aplikohet pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik

Më: 11 janar 2023 Në ora: 13:38
Superkupa e Italisë, për herë të parë do të aplikohet pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik

Superkupa e Italisë që do të luhet në Arabinë Saudite me përballjen mes Milanit dhe Interit do të sjellë risi në futboll italian.

Serie A do të prezantojë për herë të parë Sistemin gjysmë automatik offside.

Për këtë vendim ka folur dhe Administratori i Serie A, Luigi De Siervo. “Është një ditë e rëndësishme, ne ishim liga e parë në botë që kishim teknologjinë e vijës së portës”, u shpreh De Siervo.

Pas Superkupës së Italisë, radha do të jetë e Serie A që do të përdorë këtë sistem duke filluar nga data 27 janar. Sistemi gjysmë automatik offside u përdor dhe nga FIFA me rastin e Kupës së Botës të luajtur në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat