Pioli nuk ka ndërmend që të rrezikojë

Futboll

Pioli nuk ka ndërmend që të rrezikojë

Më: 11 janar 2023 Në ora: 14:23
Pioli nuk ka ndërmend që të rrezikojë

Stefano Pioli nuk ka ndërmend që të rrezikojë me rrotacionin në sfidën e Kupës së Italisë kundër Torinos. Duke parë edhe se nuk ka shumë lojtarë në gjendje optimale, trajneri i Milanit do të hedhë pjesën më të rëndësishme të titullarëve të tij nga minuta e parë, mes të cilëve spikat prezenca e Rafael Leaos, i cili mund të kishte pushuar për të karikuar bateritë për kampionatin, por Pioli nuk do të pranonte një tjetër figurë të shëmtuar, pas barazimit 2-2 me Romën.

Ndërkohë, kjo ndeshje pritet që të jetë një shans i fundit për Sharl de Ketelar, talenti belg i paguar 32 milionë euro, i cili duhet të nisë të tregojë se investimi i rëndësishëm ia ka vlejtur.

Ndërkohë, një tjetër titullar i sigurt përveç De Ketelar mbrëmjen e sotme në “San Siro” pritet që të jetë edhe Tomazo Pobega.

Ish-i i ndeshjes e kërkon me çdo kusht kualifikimin në Kupë dhe madje kërcënon Torinon: “Sivjet jemi të dënuar që të fitojmë të paktën një trofe, pasi vetëm kështu mund të përmirësojmë mentalitetin fitues që të detyron kjo fanellë.

Kupa e Italisë është një prej objektivave tanë dhe nuk do të gabojmë kundër Torinos. Për më shumë, me Toron kemi një llogari të hapur pas paraqitjes së shëmtuar që bëmë në kampionat, kështu që këtë herë nuk do të gabojmë.

Goli ndaj Romës? Ishte ajo që kisha pritur prej shumë kohësh dhe shpresoj që të vijnë të tjerë. Ishte diçka që e kisha ëndërruar dhe kërkuar me ngulm për të shënuar poshtë tribunës së ultrasve tanë dhe jam i lumtur që ia dola. Por kur mendon se ai nuk vlejti për të marrë tri pikët ndaj Romës, e shuan ndjeshëm rëndësinë e golit tim”, u shpreh Pobega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat