Infantino mbështeste në fshehtësi Superligën Evropiane

Futboll

Infantino mbështeste në fshehtësi Superligën Evropiane

Më: 11 janar 2023 Në ora: 15:57
Infantino

Infantino mbështeste në fshehtësi Superligën Evropiane!

Dokumentari me katër seri i “Apple” me titull “Super League: The War for Football” ka bërë publike fakte interesante rreth projektit që kërkuan të nisnin disa muaj më parë disa skuadra.

“Bild” zbuloi sot disa pjesë të dokumentarit, i cili do të hidhet në rrjet pas dy ditësh (13 Janar), ku kuptohet qartë se numri një i FIFA-s për të arritur qëllimin e vet ishte gati që të thërmonte një herë e mirë Champions League-n aktuale.

Sipas “Bild” Infantino kishte rënë dakord me krerët e skuadrave që kishin projektuar Super League-n Europiane pasi në këmbim kishte siguruar prej tyre pjesëmarrjen në Kupën e re të Botës për Klube ku siç dihet që nga viti 2025 do të jetë një kompeticion “XXL” (do të konkurojnë 32 klube dhe jo 7 sa ç’ështe formati aktual)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat