Chelsea detyrohet të fshijë njoftimin për Joao Felix

Futboll

Chelsea detyrohet të fshijë njoftimin për Joao Felix

Më: 11 janar 2023 Në ora: 18:45
Joao Felix

Chelsea u detyrua të fshinte njoftimin e transferimit të Joao Felix pasi përmbante një gabim të sikeltshëm. 23-vjeçari vjen si huazim nga Atletico Madrid deri në fund të sezonit dhe Blutë me krenari zbuluan yllin e tyre të ri.

Megjithatë, tifozët vunë re një gabim që rezultoi në llogarinë zyrtare të Chelseat në Twitter që duhej të fshinte postimin fillestar dhe ta rishkruante atë, megjithëse ishte parë tashmë nga mijëra.

Njoftimi shfaqte Felix me një fanellë blu për herë të parë dhe postimi i jepte mirëseardhjen lojtarit në Stamford Bridge. Ata e shoqëruan me një hashtag që thoshte: “#HolaFelix”.

Fjala ‘Hola’ do të thotë përshëndetje në spanjisht, por Felix është portugez dhe ata nuk flasin gjuhën e vendit të tyre fqinj. Chelsea duhet të kishte hequr ‘H’ pasi fjala portugeze për përshëndetje është ‘Olá’.

Tifozët e kuptuan gabimin, njëri tha: “Ai është portugez, jo spanjoll. Çfarë është ai hashtag?”. Një i dytë tha: “‘Hola’ është spanjisht, Joao Felix është portugez…”.

Njëri bëri shaka duke iu referuar Jose Mourinhos: “Ju do të mendonit se një klub, trajneri më i suksesshëm i të cilit ishte portugez, do ta dinte ndryshimin”.

Felix i bashkohet skuadrës së Graham Potter me një formulë huazimi prej 10 milionë sterlinash, por pa të drjetën e blerjes përfundimtare nga ana e londinezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat