Newcastle kërkon përforcime

Futboll

Newcastle kërkon përforcime

Më: 12 janar 2023 Në ora: 11:19
Newcastle kërkon përforcime

Newcastle po kalon një sezon të mirë në Premier League. Aktualisht, ata ndodhen në vendin e tretë të tabelës në kuotën e 35-pikëve.

Gjithsesi, klubi i pasanikëve arab është në kërkim të një mesfushori të kalibrit të lartë i cili do ndihmonte ekipin. Newcastle ka piketuar mesfushorin serb të Lazios, Milinkovic-Savic.

Sipas “Messaggero”, klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit një kontratë me një pagë midis 7 dhe 10 milionë euro, 12 milionë bonus për nënshkrimin e kontratës.

Milinkovic-Savic ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2024, dhe për presidentin e klubit italain, Lotiton, një ofertë prej 60 milionë eurosh mund të hapte negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat